
Për 24 orë mbi 4 mijë testime, vetëm 25 persona dalin me Covid-19
Dritare.net
Nga 4063 testime të kryera në 24 orët e fundit, dolën me virus vetëm 25 persona. 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.
Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me kovid në të gjithë vendin.
Tek Infektivi po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 103
Vlorë 26
Elbasan 26
Kukës 25
Durrës 22
Lezhë 21
Shkodër 17
Fier 14
Berat 11
Korçë 6
Gjirokastër 1./K.C/dritare.net

















