Përmbytjet/ Kryebashkiaku i Vlorës: Evakuuam mbi 30 familje! Situata alarmante!
Dritare.net
Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka treguar si është situata me përmbytjet në qytet. Dredha tha se ka qenë situatë e vështirë dhe se deri më tani mbi 30 familje janë evakuar deri tani.
Ermal Dredha: Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante. Edhe këtu ku jemi kemi kanalin nga bishti i Kalldrëmit që është bllokuar në një nga nyjet e veta. Do të punojmë të hapet me skrep për të kaluar uji.
Ka biznese të përmbytura?
Ermal Dredha: Ka shumë pasi janë disa lagje që janë afektuar. Ka pasur përmbytje edhe në banesa. Deri para gjysmë ore ishin mbi 30 familje që janë evakuar por ka dhe më shumë. Kemi vënë në dispozicion konviktet tek shkolla mjekësore. Ka ende kërkesa nëpër lagje që duan të ndërhyjmë.
Gjithë skrepat dhe kompanitë që merren me ndërtim janë vënë në dispozicion për të na ndihmuar. Hidrovori ka qenë në punë, por në atë prurje reshje ka qenë mbi nivelin e detit për një kohë të gjatë dhe ishte e pamundur të tërhiqte në sasinë e duhur./K.C/dritare.net