Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasja në Top Channel, ja replikat Hila-Çani!

Përplasja në Top Channel, ja replikat Hila-Çani!

Gazetarët, Arjan Çani dhe Dritan Hila kanë debatuar ashpër të martën në mbrëmje ndërsa ishin të ftuar në emisionin “Open”, ku po diskutohej për vizitat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Turqi e Greqi. Çani u shpreh se, nëse Turqia e Greqia do të pranojnë të takohen në Tiranë, pas këtij takimi fshihet një pazar i madh. Ndërsa Hila i tha Çanit se nuk ka fakte për këtë që tha dhe pas kësaj është nxehur edhe më shumë debati.

Arjan Çani: Po mos ishte pazari as biznes nuk e quaj nuk fitojnë asgjë vendet respektive është pazar i mirëfilltë, nuk mund të them më shumë. Po sigurisht, je në vete apo jo.

Dritan Hila: S’ke faktin në dorë.

Arjan Çani: Nuk ka nevojë të kesh fakte për këto gjëra mor zotëri. Sepse këto gjëra bëhen ndërkombëtarisht, nuk bëhen vetëm këtu. I dinë të gjithë, i bëjnë të gjithë, janë ca gjëra që nuk thuhen, që nuk shkruhen, nuk firmosen. Dhe është gjynah që unë si gazetar të paktën para publikut të dal naiv dhe të flas sikur jam një zyrtar shteti. Unë jam gazetar e gjithmonë do them anën tjetër të medaljes. Nuk akuzoj njeri, këtë bën edhe Franca.

Dritan Hila: Mos kalo cakun, mos bëj teori komplotiste.

Arjan Çani: Caqet ti Hila, ti e di që unë s’pjerdh shumë për caqet, mos më kujto ti mua caqet lëri tani këto. Këtë bën edhe presidenti francez kur fton një diktator të vogël nga Afrika. Që e fton në Elize me pompa të mëdha patjetër ka një pazar dhe mediat atje, ndryshe nga këto nuk kanë frikë t’i thonë këto gjëra o vëlla, ç’a janë bërë poshtë tavolinës.

Dritan Hila: Urdhëro thuaje ti tani.

Arjan Çani: Unë e thashë tani, më shumë se kaq ç’të them. Vetëm të jesh ti budalla të mos e kuptosh.

Dritan Hila: Jo unë jam shumë i zgjuar po kështu në hije me të lëshuara me lart e poshtë.

Arjan Çani: Po patjetër, pse çfarë do ti.

Dritan Hila: Thuaje faktin konkret, e di si është problemi. Është shumë i korruptuar Rama se ka një muhabet me Micotaqisin.

Arjan Çani: Po të them që nëse këto dy vende i bëjnë dhuratë që të vijnë të takohen në Shqipëri dije se ka një superpazar, kaq po them, dhe media një ditë do t’i nxjerrë.

Dritan Hila: Këtu jemi për të dhënë fakte, nëse nuk nxjerrim dot fakte nuk rrimë të bëjmë hamendësime.

Arjan Çani: Media një ditë do i nxjerrë dhe pas medias do i nxjerrë edhe SPAK-u, këtu do jesh.

Dritan Hila: Tani të jemi seriozë, i bie që do të kapesh ti nga opozita dhe do të sulmosh Edi Ramën

Arjan Çani: Opozita? As nuk pjerdh fare, nuk e njoh fare. Parimi im është kritikohet, goditet çdo njeri falas e mbrohet çdo njeri me para. Më ke dëgjuar të mbroj njeri këtu. Unë s’mbroj njeri se nuk jam paguar. Ke dëgjuar ti të mbroj njeri këtu.

Dritan Hila: Mbrohet edhe e vërteta dhe që mos lëshohen mufka këtu.

Arjan Çani: Po ik o Hila tani, këtu është një katund i mbaruar që do të bëjë lojëra gjeopolitike./K.C/dritare.net