Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga petullat e Dritares, te fjalimi më i rëndësishëm i Robin Cook!

Nga petullat e Dritares, te fjalimi më i rëndësishëm i Robin

Nga Ilir Kushi

Dikur në vitet 90-të politika dhe gatimi ishin disa nga hobitë e mia. Shpeshherë në tregimet e mia përmend emra të mëdhenj. Në fakt nuk është për të impresionuar njeri,pasi me këta njerëz kemi impresionuar njëri-tjetrin me dituritë tona për jetën.

Nga petullat e Dritares, te fjalimi më i rëndësishëm i Robin

Për më shumë se 10 vite me ish-ministrin e Jashtëm Britanik David Milliband i cili zëvendësoi të ndjerin Robin Cook, kam qenë për mbi 10 vite komshi derë më derë. Para se të ikte me banim në New York me të shoqen, një pianiste të shquar, me është drejtuar,"përse nuk zgjodhe karrierë",zgjodha të jetoj ishte përgjigja ime atë ditë të fundit ne Little Queens, një pub 5 metra distancë nga rruga e shtëpisë tonë.

Le te kthehemi te petullat, ishte një program 17 minuta video, zakonisht nuk ndjek kaq gjatë emisione, por programi më tërhoqi që në minutën e parë.Gjatë programit mu kujtua fjalimi i Robin Cook, gjatë kohës si ish-ministër i Jashtëm britanik për një gatim,"chicken Tikka masala".

Është fjalimi ende sot nga më briliantët në formimin e pjekurisë time,hapi një dritare të re në marrdhënie me botën,me kulturat e ndryshme. Mos të harrojmë, gatimi është art, një nga 5 pillar të shoqërisë njerëzore.

Më pëlqeu gatimi dhe emisioni sot në Dritare.net.

Gatimi i petullave me pak fantazi, me pak influencë nga shkëmbimet kulturore, apo jetës emigrante të mijera shqiptarëve në vende të ndryshme, nga influenca e jetës në një perandori të përbashkët,lëvizjeve të popullësisë apo përqafimit të së bukurës për ti dhënë traditës së gatimit shqiptar një ëndërr të bukur.

Petullat sot tek emisioni ishin me vezë,domate pomodore,nanaxhik,djathë kaçkavall dhe pak qumësht.

Nga petullat e Dritares, te fjalimi më i rëndësishëm i Robin

Dukeshin te shijshme,vendosa të gatuaja vetë sot.Në pamundësi të pomodore, përdora domate të zakonshme,veze,nanaxhik pak të thatë,por jo shumë për mos ta rënduar elegancën e erës së nanaxhikut, djathë kaçkavall, qumësht dhe pak maja të rrahur me ujë të ngrohtë.

Dolën fantastike në fakt, më shijuan shumë. Vura pak gjethe Hidresha pas gatimit në pjatë,për një aromë balance mbas gatimit.

Nga petullat e Dritares, te fjalimi më i rëndësishëm i Robin
Nga petullat e Dritares, te fjalimi më i rëndësishëm i Robin
Nga petullat e Dritares, te fjalimi më i rëndësishëm i Robin
Nga petullat e Dritares, te fjalimi më i rëndësishëm i Robin

Përmenda Robin Cook sepse ne nuk duhet të kemi frike nga komshinjtë,nga kulturat e huaja.Gatimi është një gjuhë komunikimi midis popujve,është gjuha ku shpeshherë gjuha e politikës ngec, nuk përparon.Fjalimi I Robin Cook kërkon kohë ta por për apasionuesit e anglishtes mund ta lexoni këtu poshte.Jam i sigurt se nuk do të zhgënjeheni nga leximi i tij, por do ta shijoni filozofinë e influences së gatimit si art dhe gjuha e perbashkët mes popujve,ashtu siç shijova unë sot petullat e mësuara nga emisioni në Dritare.net.