
Pogradec/ Tentuan të vrisnin djalin e biznesmenit, arrestohet një prej autorëve!
Dritare.net
Një prej autorëve që organizoi atentatin ndaj Johan Muçllarit, pronarit të Hotel Volorekës në Pogradec, ka rënë në pranga. Konkretisht, është arrestuar Griseld Maxhari, ndërsa autori tjetër Firdeus Berberi është ende në kërkim. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 25 prill të këtij viti, ku i riu u plagos me armë zjarri.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”. Shënjestra është djali i pronarit të hotelit Voloreka, Jetmir Muçllari, të cili i është bërë atentat drejt biznesit të tij./M.T/dritare.net

















