Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Stresin!

Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Stresin!

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe Arkimed Lushajn, i njohur si Stresi.

Stresi akuzohet për dhunë, pas ngjarjes së ndodhur në një klub të Prishtinës disa ditë më parë ku i përfshirë është edhe Noizy. Si pasojë e konfliktit mes dy grupeve i plagosur ka mbetur një person, personazh i njohur në Tik Tok.

“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Ndihma’ nё kryerjen e veprës penale ‘Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./ M.K-dritare.net