Policia i bllokoi Porche-n dhe patentën! Reagon Hati i TikTok-ut!
E Enjte 12 Shtator 2024, 15:03
Dritare.net
Policia Rrugore në Tiranë ka gjobitur dy personazhet e Tik Tok-ut Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku për tejkalim të shpejtësisë. Po ashtu i ka bllokuar automjetin luksoz dhe lejet e drejtimit për 6 muaj.
View this post on Instagram
Pas ngjarjes, ka reaguar edhe Hati, e cila përmes disa InstaStory shkruan:
"Bravo policia për punën e lodhshme dhe të pa ndalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!".
Gjithçka ka nisur nga videot e ndara nga vetë influencerja, ku së bashku me bashkëshortin e saj shfaqen duke xhiruar makinën me një shpejtësi jashtë normave të lejuara. 19-vjeçarja është e njohur për jetën luksoze dhe pasionin e saj për makinat, ku në ditëlindjen e saj bashkëshorti i dhuroi një Porche./M.K-dritare.net