Princesha që braktisi titullin e saj për t'u martuar me një njëri të thjeshtë
Dritare.net
Në 2017 kur Mako, atëherë një princeshë Japoneze, shpalli fejesën e saj me ish-shokun e klasës, Kei Komuro, tha se ai i kishte fituar zemrën me buzëqeshjen e tij diellore. Çifti është njohur 5 vjet më parë kur ishin të dy student në universitet dhe bënin plan të martoheshin vitin e ardhshëm.
Që do të thotë se princesha do të kthehej në një qytetare të zakonshme pasi prestaret femra të familjes mbretërore humbasin statusin e tyre nëse martohen me një njëri të zakonshëm.
Pasqyrimi në media ishte kryesisht pozitiv, por kjo ndryshoi shumë shpejt. Pas dy muajsh, u raportua për një situate alarmante që lidhej me të ëmën e zotit Komuro dhe ish të fejuarin e saj, i cili i akuzonte se nënë e bir nuk kishin shlyer një borxh. Perceptimi publik për ta ndryshoi. Mbas një shpjegimi zyrtar se kishin nevojë për më shumë kohë për të organizuar dasmën e tyre, çifti përfundoi duke shtyrë dasmën. Njerëz të afërm të zonjës Mako, e përshkruajnë atë si një grua të pavarur dhe miqësore e cila ndoqi një karrierë ndërkohë që zbatonte detyrat e saj në familjen mbretërore. Përveç faktit që ajo po martohej me një njëri të thjeshtë, ajo gjithashtu theu rregullin dhe bëri një dasmë të thjeshtë , larg asaj të një prestareje të familjes mbretërore dhe refuzoi një pagesë tradicionale që i jepet çdo anëtari që largohet nga familja mbretërore.
Vëmendja e madhe e shtypit dhe sulmet në rrjetet sociale patën një ndikim të madh në shëndetin mendor të zonjës Mako, e cila tashmë vuan nga çrregullime të stresit-postraumatik. Në një konferencë për shtyp ajo tha se raportimet jot ë sakta për zotin Komuro , bashkëshortin e saj i kishin shkaktuar asaj frikë, stres dhe trishtim. Çifti pritet të shpërngulet në Amerikë , ku zoti Komuro ushtron profesionin e tij si avokat. Disa media për shkak të kësaj lëvizje i kanë krahasuar ata me çiftin mbretëror Britanik, princin Harry dhe Megan Markle dhe i kanë quajtur ata Harry dhe Meghan i Japonisë./Xh.Xh-dritare.net