Prokuroria e Tiranës: Enca Haxhia të rikthehet në burg!
Dritare.net
Prokuroria e Tiranës ka dalë më një vendim, ku kërkon që këngëtarja Enca Haxhia të rikthehet në qeli, pasi disa ditë më parë u kap me kanabis në banesë.
Mësohet se prokuroria kërkon që Enca të qëndrojë në burg nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ teksa po hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e rezidencës së saj. Kujtojmë se pas arrestimit, këngëtarja qëndroi dy ditë në paraburgim dhe Gjykata e liroi nga qelia duke i dhënë masë e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Nëse këngëtarja shpallet fajtore për kultivim të drogës, rrezikon 3 deri në 7 vite burg, edhe pse u kap me disa rrënjë kanabisi.
Kjo pasi Kodi Penal ka mangësi dhe nuk ka ndarje sipas sasisë së kultivuar, duke sjellë për rrjedhojë që një i pandehur i gjetur fajtor, të dënohet nën të njëjtat kushte, pavarësisht sasisë./M.K-dritare.net