Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë në Evropë! Flet arkeologu!

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçar. jë e dhënë e rëndësishme historike jo vetëm për Shqipërinë por mbarë Evropën. Kërkimet për të nisën 10 vite më parë nga ekipi i arkeologjisë nënujore në Institutin e Arkeologjisë. Instituti i Arkeologjisë dhe Universiteti i Bernës, filluan kërkimet në disa sondazhe brenda dhe jashtë liqenit, ku u identifikua dhe prezenca e palafiteve.

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Adrian Anastasi, arkeologu nënujor dhe drejtuesi i projektit shqiptaro-zviceran LIN 3, tregoi për gazetaren Rudina Xhunga në vlogun realizuar nga Dritare TV se si në një periudhë 4-vjecare arritën të gjenin provat dhe të vërtetonin shkencërisht, që vendbanimi më i vjetër në Europë, ndodhet në Pogradec.

“Po flasim për fillesat e vendbanimeve në palafite. Është e vërtetuar shkencërisht me prova që Lin 3 është siti arkeologjik, me vendbanimet më të hershme në Evropë. Bëhet fjalë për ndërtimet në palafite, ndërtesa të veçanta që bëheshin mbi ujë. Lin 3 është një sipërfaqe gati 3500 metra katrorë dhe nuk duhet të imagjinojmë se kjo sipërfaqe ka qenë e banuar përnjëherësh e gjithë kjo sipërfaqe. Po flasim për një numër të pacaktuar vendbanimesh.

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Përgjigjet e para shkencore Instituti i Arkeologjisë për Lin 3 i ka marrë në vitin 2017. Dinim që ishin diku në harkun kohor mes Neolitit të Hershëm dhe Neolitin e Vonë. Më pas bënë një testim me një palafit me palën zvicerane, arritëm të shkonim në vitet 5600 para krishti.

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Nuk po flasim për një vendbanim, po flasim për një sërë vendbanimesh dhe një periudhë kohore tejet të gjatë, 2 mijë vjeçare.

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Kjo e bën Lin 3, vendbanimin më të vjetër në Europë. Padyshim që ky është një zbulim i madh që i shërben të shkuarës dhe të ardhmes sonë dhe shkencës në vetvete.

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Ky projekt i madh që zhvillon pala zvicerane, përveç bashkëpunimit me palën shqiptare, shtrihet edhe në Greqisë, në liqenin e Kosturit, ku edhe atje është një vendbanim ku deri para se të zbulohej Lin 3 konsiderohej më i vjetri në Evropë. Tani u konfirmua që është Lini! Ky është ndërtim nga më të hershmit në Evropë.

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Po flasim për një periudhë rreth 2 mijë vjeçare që në këtë zonë është ndërtuar vazhdimisht.

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Nga rezultatet që ne kemi marrë për kronologjinë e këtij vendbanimi, tregon që është i njëkohshëm edhe me vendbanimin në Liqenin e Kosturit, por edhe me Dunavecin, por edhe me një vendbanim në Pogradec. Dhe për t’i zbërthyer të gjitha këto vendbanime, çelësi është Lin 3.

Pse Lin 3 është dëshmia më e madhe e lashtësisë

Është pjesë e historisë së njerëzimit që ka jetuar në këtë territor. Nuk kemi periudha shkëputjeje, ndaj këto troje janë jetuar që prej këtyre viteve deri në ditët e sotme”, u shpreh zoti Anastasi në Dritare TV./L.F-dritare.net