Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse quhet “Bujtina Çupa”? Historia pas emrit të një vendi mikpritës në Klos!

Pse quhet “Bujtina Çupa”? Historia pas emrit të një

Në zemër të Klosit, mes natyrës së egër dhe qetësisë së maleve, ndodhet një bujtinë që ka marrë emrin “Çupa”. Por përse pikërisht ky emër?

Inesa Çupa, e cila drejton bujtinën bashkë me burrin dhe vjehrrin, është një prej zërave më të dashur të ruajtjes së traditës vendase. Ajo e lidh këtë emër me trashëgiminë e familjes së saj.

"Çupa’ nuk është vetëm mbiemri im. Është simbol i një vajze që zgjedh të kthehet, të ndërtojë dhe të ruajë identitetin.", thotë Inesa në DritareTv.

Bujtina Çupa është më shumë se një vend ku hahet e flihet. Është një derë e hapur për turistët që duan të prekin thelbin e jetës shqiptare, të shijojnë ushqimin tradicional, të dëgjojnë legjenda si ajo e “Urës së Vashës”, dhe të përjetojnë mikpritjen e vërtetë shqiptare.


Emri “Çupa” sot qëndron mbi portën e një bujtine që nuk ngre vetëm çati, por ngre një urë mes brezave, aty ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja flasin në të njëjtën gjuhë./K.C/dritare.net