Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse Rama bëri marrëveshje me Berishën! Flet Kreshnik Spahiu!

Pse Rama bëri marrëveshje me Berishën! Flet Kreshnik Spahiu!

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për marrëveshjen shumë të përfolur mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Spahiu tha se kjo marrëveshje me Berishën ekziston që kur Edi Rama erdhi në pushtet. Sipas juristit lajmi i keq për shqiptarët është se deri në vitin 2029-të do kenë sërish të njëjtin establishment politik, dy parti politike me në krye Edi Ramën dhe Sali Berishën.


“Përplasja Rama-Berisha është një teatër politik që të dy e kanë luajtur shumë mirë. Çdokush e ka ditur që ekziston një marrëveshje. Unë besoj që kjo marrëveshje ekziston që nga momenti kur Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste. Në çdo moment që Berisha ka qenë në hall ka pasur dinakërinë për të përfituar nga një marrëveshje ose nga freskimi i kontratës, pra pakti që kanë. Nuk ka një marrëveshje të re, janë rifreskimi i kushteve, të marrëdhënieve që ata kanë pasur me njëri-tjetrin. Marrëveshja e tyre tashmë është kushtetuese prej afro 16-17 vitesh. Në vitin 2018 përmes themeleve të bazës kushtetuese ata vendosën normat që skema politike do dypolarizohet dhe të jetë në ekstrem që të mbahet në kontroll të këtyre partive dhe dy individëve. Nëpërmjet kësaj skeme nxorën jashtë loje çdo faktor të ri politik dhe e çimentuan establishmentin.

Lajmi i keq për shqiptarët në gjithë këtë histori është që deri në vitin 2029 do kenë sërish të njëjtin establishment politik. Pse e them deri në 2029-ën? Sepse në 2024-ën dy grupimet kryesore politike që do jenë në parlament sërish do të jenë Partia Socialiste e Ramës dhe grupimi politik i Sali Berishës pavarësisht nga emri. Këta individë do kenë ushtrinë e tyre parlamentare dhe asnjë faktor tjetër politik nuk do jetë i rëndësishëm deri në legjislaturën e 2029-ës. Me vitin 2029-të ata barazojnë dhe Enver Hoxhën i cili mbijetoi në pushtetin e tij politik 40 vjet. Pra viti 2029 shënon 39-40 vjet edhe për Edi Ramën dhe Sali Berishin si dy faktorë politikë që ia kalojnë dhe Vladimir Putinit në jetëgjatësinë e tyre politike.”, tha Spahiu në DritareTV./K.C/dritare.net