
Rama: As ushtria nuk mjafton të pastrojë Komanin, nëse vazhdon hedhja e plehrave!
E Mërkurë 17 Korrik 2024, 12:12
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tu dha porosi kryebashkiakëve sot të kenë prioritet pastërtinë e qyteteve. Duke folur për liqenin e Komanit, Rama tha se pastrohet çdo dy javë por vuri në dukje papërgjegjshmërinë e njerëzve të cilat mbeturinat i hedhin në liqen.
“Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë. Do çojmë edhe ushtrinë për ta pastruar. Po kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro s’mund të vazhdojë. Veriu po njeh bum turistik. Do investojmë dhe rrugën e Komanit. Po liqeni i mbushur çdo dy javë me plehra që i hedhin rrugëve sikur kanë turp ti hedhin aty ku duhet hedhur, nuk e di”, u shpreh Rama./L.F-dritare.net

















