Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama bashkëbisedon me studendët: Universitetet vatra rreziku, masat shtrënguese nuk përjashtohen!

Rama bashkëbisedon me studendët: Universitetet vatra rreziku, masat

Një ditë më parë portali studentor postoi në faqen zyrtare në “Instagram” se do të kishin një komunikimm direkt me kryeministrin Rama ku ky i fundit do t’u përgjigjej pyetjeve të studentëve.

Pasditen e sotme, kryeministri në bashkëbisedimin “live”, ka thënë se gjërat mund të bëheshin më mirë, por në përgjithësi Ministria e Arsimit ka qenë në lartësinë e duhur të sfidës.

Gjatë diskutimeve, bëhet e njëjta pyetje, pse lokalet janë hapur ndërkohë që universiteti duhej të mbyllej?

Nuk është një pyetje që vjen vetëm këtu ose që e ngrini vetëm ju. Është një pyetje që bëhet kudo. Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student, në sensin e leximit e të mësimit sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur cfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dhe kudo është rënë dakort dhe është vepruar kështu. Universitetet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku në transmetimin e virusit edhe për shkak të numrave, bëhet fjalë për numra të mëdhenj në mjedis relativisht të vogël, dhe sigurisht që këtu ka edhe një balancë tjetër për t’u ruajtur midis nevojës për t’u mbrojtur dhe nevojës për të siguruar mjetet mbrojtëse.Ekonomikisht, s’kemi pse i fshihemi këtij argumenti. Shpresoj të jemi në fund të maratonës, por askush nuk e di kur është fundi i saj. Komiteti i ekspertëve është në kontakt të vazhdueshëm.

Një pyetje tjetër ka qenë për vaksinën, informacion më i detajuar rreth saj, si do të administrohet ajo dhe si ka ecur procesi i marrjes së saj.

Përsa i përket vaksinës kryeministri nuk ka dhënë një afat të caktuar kohor, por ai ka theksuar se ajo do të sjellë armën për të luftuar pandeminë. Më tej ka shtuar se kontaktet janë të vazhdueshme, por nuk ka një kontratë të përfshirë. Përpjekja është që edhe vendi ynë të ketë vaksinën bashkë me vendet e tjera.

Ndërkohë që për masat për festat e fundvitit, Rama ka thënë se në shumë aspekte më e keqja ka kaluar, ndërkohë që në aspektin e pandeminë po kalohet më e keqja. Sipas tij masat shtërnguese nuk përjashtohen, por vendimi i mbetet Komisionit të Ekspertëve./M.M-dritare.net