Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Çelim sot investimet për 5 shkolla në Shkodrën e dijes dhe traditave!

Rama: Çelim sot investimet për 5 shkolla në Shkodrën e

Kryeministri Edi Rama njofton se në qytetin e Shkodrës do të investohet për 5 shkolla, nga ambientet sportive deri tek infrastruktura arsimore.

“Një lajm i mirë për Shkodrën e dijes, traditave e kulturës, ku do të çelim investimet e shumëpritura në pesë shkolla të qytetit.

Nga rilindja e plotë e shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda”, tek investimi për ambientet e reja sportive në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe “Preng Jakova”, me një financim prej 4.5 milion euro të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës, nis puna për t’i ndryshuar faqe insfrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut”, shkruan Rama./M.K-dritare.net