Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama flet për presidentin e ri: Do të pyesim popullin

Rama flet për presidentin e ri: Do të pyesim popullin

Kryeministri Edi Rama foli sot për presidentin e ri të vendit që do të zgjidhet në muajin prill. Edhe kjo çështje, tha kreu i qeverisë, do të shtrohet në Këshillimin Kombëtar, ku do të merret edhe opinioni i shqiptarëve.

“Në muajin prill na duhet të zgjedhim presidentin e do e zgjedhë ky grup parlamentar në radhë të parë.

Komplikimi i skajshëm i situatës me krijimin e dy PD na bën të vështirë të gjejmë adresën se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën parlamentare por ne ndërkohë duhet të mendojmë për mënyrën se si mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje.

Në një mënyrë apo tjetër duhet të gjejmë rrugën për të mbledhur opinionet e njerëzve për presidentin apo presidenten e re. Pas një serie personazhesh që e kanë degraduar figurën për të thënë më të paktën ne kemi përgjegjësinë e madhe qytetare politike e kushtetuese që t'i japim popullit shqiptar në krye të shtetit një njeri normal në radhë të parë.

Një kryetar dhe kryetare shteti që t’i ktheje normalitetin njerëzor moral e institucional zyrës së Presidentit të Republikës

Nuk do të bjerë nga qielli, me siguri do gjendet mes nesh këtu në territorin e Shqipërisë se mund të jetë edhe jashtë Republikës se Shqipërisë por e kemi detyrim t’i japim asaj zyre mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal”, tha Rama./L.F-dritare.net