
Rama: Gratë të marrin në dorë fatin e votës më 25 prill!
Dritare.net
Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me gra e vajza në Tiranë. Rama i ka bërë thirrje atyre që të marrin në dorë fatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh.
"Basha është Rrapushi i rikthyer në një formë tjetër për t'i bërë kësaj shoqërie një tjetër test, testin që e ka kapur shpesh në historinë e saj dhe ka shkuar pas berihait. Nëse vjen ky Xhaferri i vogël Shqipëria do të shkojë poshtë dhe nuk mund të ngjitet. Ngjitja në majë bëhet me vështirësi pasi nuk është e lehtë. Dhe në këtë moment është shumë e rëndësishme që gratë, ato që e dinë se çfarë do të thotë të mbash shtëpinë, të mbash fëmijët, duhet të marrin në dorë fatin e votës më 25 prill. Askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për t'u përballur me vështirësitë, që është të punosh", tha Rama./M.M-dritare.net

















