Rama jep lajmin e mirë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën!
E Enjte 28 Shtator 2023, 16:04
Dritare.net
Kryeministri Rama ka bërë të ditur një lajm të mirë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, se nga data 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Rama shton më tej se kjo marrëveshje do t'u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën që të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre.
Kryeministri shprehet se së shpejti do të bëhet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë./dritare.net
View this post on Instagram