Rama: Kufiri në Veri jashtë kontrollit, NATO të shtojë trupat!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama në takimin mes liderëve në Shkup, ka komentuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama deklaroi se NATO duhet të shtojë prezencën në Veri për të garantuar siguri në kufirin mes palëve.
“Jam i keqardhur për faktin që pavarësish thirrjeve për të shtuar vëmendjen dhe trupat të cilat duhet të garantojnë stabilitet të Kosovë, ka ndodhur një ngjarje tragjike e cila duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo sporadike, e cila me çdo kush duhet të mos përsëritet.
Theksova edhe sot shtimin e numrit te forcave në veri, për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë që është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të aktivitetit ilegalë, të trafikut të armëve, drogës dhe aktiviteteve që ngatërrohen më pas dhe me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist, që shkakton devijime të rënda, siç ishte në Banjskë, ku humbi jetën një punonjës i Policisë dhe ku doli në pah rrezikshmëria e lartë për përshkallëzim të situatës”, tha Rama./M.K-dritare.net