Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama me homologun egjiptian: Do të vendosim linjë direkte ajrore Kajro-Tiranë

Rama me homologun egjiptian: Do të vendosim linjë direkte ajrore

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Republikën Arabe të Egjiptit nga ku po mban edhe një konferencë për mediat me kryeministrin e vendit Moustafa Madbouly. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u zotua që do të kujdeset personalisht për të vendosur një linjë të drejtpërdrejtë të fluturimit Kajro-Tiranë.

Ndërsa, kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly u shpreh se me Ramën diskutoi për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve në vitet që do të vijnë.

“Diskutuam marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u përqendruam në bashkëpunim në energji, turizëm dhe tregti apo kulturë. Pikëpamje për çështje ndërkombëtare. Besoj që takimi do jetë mbështetës për marrëdhëniet tona për ekonominë dhe investime…Nënshkruam tri marrëveshje bashkëpunimi dhe presim me padurim të rrisim marrëdhënie dypalëshe.”/Dritare.net