Rama në Itali: Turqia dhe Erdogan nuk kanë asnjë influencë në Shqipëri!
Dritare.net
I ftuar në konferencën vjetore "State of the Union’’, në Firence kryeministri Edi Rama foli për ndikimin e Turqisë në Shqipërinë dhe marrëdhënien me Kinën. Duke folur për 1 milion vaksinat kineze, Rama tha se dozat e Sinovac nuk i morën nga Kina, por nga distributor i saj në Turqi.
“Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhet të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale.”,- tha Rama.
Ndërsa sa i përket marrëdhënieve me Turqinë dhe presidentin Erdogan, Rama tha se nuk asnjë influencë turke në Shqipëri.
"Nuk ka dyshim që Turqia është kyçe për sigurinë në Bashkimin e BE dhe BE është kyç për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala për rajonin më duhet të them që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë, është një marrëdhënie e rëndësishme, marrëdhënia me Erdogan, por dua ta bëj të qartë që nuk ka shenjë, jo më fakt të asaj që kanë pretenduar disa burime që Erdogan po ushtrojnë në Shqipëri apo rajon për otomanizimin e vendit. Nervozohem për lajme të rreme për xhami që ndërtohen xhami në Shqipëri për të influencuar, jo nuk është e vërtetë. Kur vjen puna te xhamitë jemi mirënjohës për projektin e restaurimeve. Nuk shoh në asnjë lloj mënyrë diçka të tillë. Nuk kemi pasur asnjë shtysë nga pala turke për të ndërhyrë për konfliktin që ato kanë pasur me Greqinë.", tha Rama./K.C/dritare.net