
Rama prezanton anëtarin e ri të Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë, ja kush është!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama prezantoi një tjetër anëtar, ndërkombëtar, të bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë. Ai është Tomas Jelenski, që drejton Qendrën Ndërkombëtare të Arsimit dhe ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane
“Superskuadra ndërkombëtare e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë
TOMAS JELENSKI drejton Qendrën Ndërkombëtare të Arsimit dhe ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane. Gjatë një dekade ai ka qenë i deleguar nga Ministria e Shkencave dhe Arsimit të Lartë e Polonisë në Komitetin Ndërsektorial të Arsimit e të Bursave për të Huajt dhe që prej vitit 2020, është emëruar Kryetar i Komitetit të Ekzaminimit në Agjencinë Kombëtare për Shkëmbime Akademike në Poloni. Ai është përzgjedhur si ekspert i Komisionit Evropian dhe Fondacionit Evropian për Shkencën.”, shkruan Rama./K.C/dritare.net

















