Rama prezanton aplikacionin për turistët: Eksploroni Shqipërinë si asnjëherë më parë!
E Shtunë 22 Qershor 2024, 12:12
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin TEA, që do t’i vijë në ndihmë turistëve këtë sezon veror 2024. Rama thekson se në këtë aplikacion turitët informohen për eventet, vende apo dhe kontaktet e emergjencës.
“Shkarko aplikacionin TEA, udhërrefyesin digjital të Shqipërisë turistike dhe do të gjesh:
kalendarin e eventeve me detajet përkatëse;
akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon;
si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur;
Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë”, shkruan Rama./M.K-dritare.net