Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama si kryetar i OSBE: Ka vetëm një alternativë për Shqipërinë, ajo drejt BE

Rama si kryetar i OSBE: Ka vetëm një alternativë për

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij si kryesues i OSBE në takimin e organizuar nga “The Economist", tha se rruga e vetme e Shqipërisë, është ajo drejt BE-së. Dhe kjo shtoi Rama, jo vetëm sepse na e kërkojnë miqtë e fuqishëm, por sepse kjo është ëndrra e të etërve tanë dhe dëshira e fëmijëve. Ka ende disa sfida në Rajon, por i vetmi instrument për të zgjidhur gjithçka, është të ulemi dhe të diskutojmë, tha kryeministri duke përmendur rastin e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Duket sikur ka një lloj mallkimi, se kur ne ishim në formë jo të mirë nuk uleshin në tryezë. Ne nuk kemi alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Jo sepse na e kërkojnë miqtë e fuqishëm por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm ëndrra e etërve tanë. Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe pse ka çështje të tilla si mos njohja e Kosovës nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë.

Këto janë kohë të veçanta se jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve Rajoni ynë do të jetë më i godituri, por besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara për të mbyllur hendeqet e së shkuarës, mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet und të zgjidhen së bashku me dialog. I vetmi instrument.

Për të përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe. Zgjidhja e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kjo lidhet me një situatë ku ti shkon kundër tabuve dhe gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, për gjuhën shqiptare për integrimin e shqiptarëve në të gjithë piramidën e vendit është historike dhe një mësim për të gjithë. Sepse duke mos pasur kurajo për të thyer tabutë të duket sikur po thyen karrierën, por kjo nuk është mënyra. Pasi Zaev fitoi rreth kësaj bindje. Kjo është e mrekullueshme” ka thënë Rama./L.F-dritare.net