
Rama zbulon tre skenarët për vaksinimin kundër kovídit: I pari më ambiciozi!
Dritare.net
Sot mbahet seanca e fundit plenare në Kuvend, ku do të votohet edhe për finalizimin e marrëveshjes me Pfizer, për sjelljen e masës së parë të vaksínave në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, kryeministri, Edi Rama ka zbuluar tre skenarët e mundshëm për vaksínimin e popullsisë kundër vírusit.
“Më ambiciozi víksinimi i të gjitha kategorive, të gjitha moshave brenda 14 muajsh. I mesmi ka një axhendë 18 mujore dhe i treti ka një axhendë 24 mujore. Ne sigurisht do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë dhe faktikisht me votimin sot të Kuvendit, hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes së negociuar në parim që unë e kam bërë publike kur kam thënë që doza e parë do të vijnë brenda javës së tretë të muajit janar dhe pastaj shkallë-shkallë do të marrin gjithë sasinë e dakordësuar dhe më pas mund të porosisim edhe sasi të tjera nga Pfizer. Nënvizoj këtu siç ka rënë në sy edhe nga fakti që Pfizer ka deklaruar për shtyrjen me javë të gjitha angazhimeve të veta në raport me vendet ku është angazhuar si rezultat për të rritur prodhimet Siç e kemi thënë, qendra e vaksinimit në Tiranë është hapur dhe po funksionon për pjesën e parë fare për mjékët dhe ínfermierët. Momentin që kompania do të bëjë furnizimin e parë që do të sjellë 10 mijë vaksínuar e para, do të ndjekë një procesi si në të gjitha vendet e tjera për të hequr sëkëlldinë nëpër media dhe rrjetet sociale. sidoqoftë, pjesa që ka bërë vaksínën do të duhet të rikthehet dhe të marrë dozën tjetër. Kushdo që është i gatshëm, mund të bëjë transparencë mbi antitrupat që do të thotë se vaksína është marrë dhe është ajo e duhura.”,- tha Rama./K.C/dritare.net

















