
Receta ideale për ditët e nxehta, fërgesa verore!
E Martë 12 Korrik 2022, 09:09
Dritare.net
Përbërësit!
Fërgesë verore
250 gramë speca
200 gramë sallam
200 gramë domate
150 gramë gjizë
Nenexhik
Kripë
Piper
Vaj
Përgatitja!
Marrim specat, i presim në fije të trasha i kaurdisim në një tigan. Në të njëjtën kohë që janë duke u skuqur specat, presim në feta sallamin dhe e hedhim te tigani po ku skuqen specat. Shtojmë erëzat dhe domatet e grira. Në fund shtojmë gjizën po pa e trazuar. E fusim në furrë për disa minuta, derisa lëngu të jetë tharë. Fërgesa është gati. Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net

















