
Salianji: Kushdo që voton pro qeverisë të përjashtohet nga grupi i PD-së!
Dritare.net

Deputeti Ervin Salianji në mbledhjen e mbajtur në Kukës, mes grupit të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit ka deklaruar se opozita duhet të ketë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore.
Salianji tha se opozitarët duhet të mbështesin listat e hapura, ku thekoi se kushdo që voton pro qeverisë të përjashtohet nga grupi.
“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë pazarin për lista me primaret.
Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë. Basha ka bërë debat me ne dhe ka qëndrime publike kundër listave të hapura, sot gjasme i kërkon për t’i shërbyer Ramës”, ka deklaruar Salianji gjatë mbledhjes"/M.K-dritare.net

















