Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rëndohet situata në Krujë/ Fluks pacientësh në spital!

Rëndohet situata në Krujë/ Fluks pacientësh në spital!

Situata në Krujë është rënduar së tepërmi. Si pasojë e helmimit masiv gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Krujës ka pasur fluks të madh me pacientë.

Qytetarët kanë kryesisht diarre, të vjella, dhimbje barku, temperaturë. Të sëmurët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit.

Duhet theksuar se qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit, i cili në Krujë konsumohet masivisht. Sipas mjekëve, kemi të bëjmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar.

Nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat vonojnë dy ditë./L.F-dritare.net