Na ndiqni edhe në

Sport

Rrëzohen kërkesat e Kylian Mbappe për t'i marrë 55 milionë euro dëmshpërblim PSG-së

Rrëzohen kërkesat e Kylian Mbappe për t'i marrë 55


Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe do të dërgohen në gjykatë për mospagimin e pagave dhe shpërblimeve nga francezi. Komiteti Disiplinor i federatës franceze i ka cilësuar pretendimet e lojtarit 25-vjeçar të Real Madridit si “të papranueshme” në favor të PSG-së në këtë mosmarrëveshje ligjore.

Vetë Parisi e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të paguajë asnjë cent nga 55 milionë eurot që kërkon Mbappe dhe është plotësisht i kënaqur me këtë zhvillim. Skuadra e Al Khelaifit përmes përfaqësuesit të saj ka komentuar vendimin e LFP për “Le Figaro”, duke thënë konkretisht:

“Ne jemi shumë të kënaqur që Komiteti Disiplinor ka vendosur të mos sanksionojë Paris Saint-Germain siç kërkohet nga lojtari. Duke e shpallur kërkesën e tij të papranueshme, Komisioni Disiplinor i jep fund këtij procesi të stërzgjatur që ka zgjatur shumë”./K.C/dritare.net