
Sa guximtarë janë të rinjtë për të investuar në Shqipëri!
Dritare.net
Emisioni “ Sot me Xhesin” u tha ndjekësve të Dritares mirëmëngjesi nga një ambient mjaft tërheqës. Të vendosur në “Sheqer Candy Store” sot u diskutua për të rinjtë. Guximi për ngritjen e një biznesi dhe mënyra sesi shkohet deri në konkretizimin e një ideje, u rrëfye sot nga Denisi, djali i cili nuk hoqi dorë kurrë nga Shqipëria.
Ai bashkë me miqtë e tij kishin vizionin e një vendi unik i frekuentueshëm nga të rinj, fëmijë dhe jo vetëm, i mbushur plot me ëmbëlsira, haribo dhe karamele. Marrë shkas nga ky rast, Dritare përsëri i erdhi në ndihmë duke i dhënë zë këtij biznesi të sapo hapur. Nisur nga historia e rrëfyer nga Denisi, ndjekësit e emisionit u ftuan të diskutonin rreth vështirësive që mund të kenë të rinjtë për të ndërtuar dhe ngritur biznesin e tyre.
Disa prej tyre argumentuan se korrupsioni ishte pengues si dhe ndoshta rreziku se biznese të tjera paralele të cilat janë informale mund të çekuilibrojnë totalisht tregun. Të pyetur mbi biznesin e dëshiruar të rinjtë shqiptar u shprehen se për ta ishte shumë herë më e lehta nisja e një biznesi jashtë Shqipërisë./dritare.net

















