Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Salianji: 20 shkurti, do të mbahet mend si rezistencë e fortë ndaj sundimit!

Salianji: 20 shkurti, do të mbahet mend si rezistencë e fortë

Deputeti Ervin Salianji disa orë pas protestës së Rithemelimit shprehet se dje demokratët treguan se Shqipëria ka shpresë.

Salianji thekson se “20 shkurti do të mbahet mend si rezistencë e fortë ndaj sundimit dhe hapi i parë e i sigurtë drejt Shqipërisë evropiane”.

“Mes demokratëve dhe qytetarëve të lirë e me kurajo që treguan dje se Shqipëria ka shpresë. Treguan se vendi ynë meriton një qeverisje transparente e llogaridhënëse, një vend ku respektohen të drejtat e njeriut, ku ka zgjedhje të lira e të ndershme, ku luftohet korrupsioni e krimi. 20 shkurti do të mbahet mend si rezistencë e fortë ndaj sundimit dhe hapi i parë e i sigurtë drejt Shqipërisë europiane, aspiratë e ndërprerë dhunshëm këto 11 vite nga Edi Rama”, shkruan Salianji në Facebook./M.K-dritare.net