Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Seanca me dyer të mbyllura në GJKKO, ja çfarë deklaroi Alma Kaçi dhe Safet Gjici!

Seanca me dyer të mbyllura në GJKKO, ja çfarë deklaroi

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, nën akuzën për korrupsion.

Në seancën me dyer të mbyllura, Alma Kaçi la deklaruar se qëllimi i videos seksuale ishte që të faktonte se zyrtarët abuzojnë me detyrën.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Kukësit ka deklaruar se nuk ka asnjë provë për akuzat ndaj tij.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politik”, tha Gjici.

Edhe më herët Gjici ka deklaruar se video ishte një kurth dhe se prej kohësh ai ishte në lidhje intime me Almën./M.K-dritare.net