
Selver Islamaj: Vuçiç e di që po humbi veriun, do të humbasë pushtetin!
E Hënë 25 Shtator 2023, 14:02
Dritare.net
Kosova po e mban Vuçiç në pushtet thotë politologu nga Kosova Selver Islamaj. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, zoti Islamaj tha se Vuçiç e di mirë që nëse humb çështjen e veriut humb pushtetin.
“Serbët po i shfrytëzojnë manastiret për të armatosur popullatën dhe për të strehuar armatimet e tyre në rast se do të ndodhë diçka, ashtu sikurse ndodhi dje. BE e ka neglizhuar këtë çështje.
Presidenti Vuçiç është në pushtet vetëm për shkak të Kosovës. Kosova është një ndër faktorët kryesorë që e mban Vuçiç në pushtet dhe po e humbi çështjen e veriut, do të humbë pushtetin. Sulmi dihet që është mbrojtja më e mirë dhe ai u mundua të fajësojë Prishtinën me këtë rast”, u shpreh politologu Islamaj./L.F-dritare.net

















