
Serbia po i fryn zjarrit! Vuçiç i përgjigjet deklaratës së Ramës!
Dritare.net
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e cilësoi si të pajustifikueshëm, të papranueshëm dhe të dënueshëm vendimin e Serbisë për të shpallur tre ditë zie për tre terroristët që u vranë në veri të Kosovës. Në një intervistë për RTS-në, Vuçin u shpreh, siç shkruan uebi i televizionit se:
“Lidhur me vlerësimin e Edi Ramës se dita e zisë është sinjali më i keq që Beogradi mund të dërgojë, Vuçiq tha se kryeministri shqiptar nuk po thotë të vërtetën, sepse komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë kanë shpallur zi vetëm për serbët, por Republika shpalli zi për vdekjen e të gjithëve.”, shkruan RTS.
Gjatë intervistës Vuçiç u shpreh se vendosën tre ditë zie për serbët e vrarë në Banjska, por edhe policin që u vra nga ata.
“Nga pikëpamja e kushtetutës serbe, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia po shënon Ditën e Zisë për tre serbët dhe për policin e vrarë. Mendoj se është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm.”, tha Vuçiç./K.C/dritare.net

















