Shkatërruan lokalin e Noizy-t me tritol, ja kush ishin anëtarët e bandës!
E Enjte 28 Shtator 2023, 11:11
Dritare.net
I penduari i drejtësisë Artan Tafani pazbardhur një sërë ngjarjes kriminale, si pjesë e bandës së Laert Haxhisë.
Ai ka pranuar se më 8 qershor të vitit 2022, banda e Haxhiut i ka vendosur eksplozivin lokalit dhe dyqanit të të babait të reperit Noizy.
Sipas tij personat që u përfshinë në këtë ngjarje janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Gëzim Spahiu (Arapi) dhe Erisian Abedini. Biznesit iu vendos rreth 100 gr tritol ku dëmet më vonë ishin të mëdha.
Atëkohë u mësua se lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës./M.K-dritare.net