Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkelën rregullat e qarkullimit, policia arreston 11 shoferë për 24 orë

Shkelën rregullat e qarkullimit, policia arreston 11 shoferë për

Policia Rrugore bën namin me gjoba e ndëshkime për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Brenda 24 orëve të fundit 11 persona janë vënë në pranga, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1804 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 50 leje drejtimi, nga të cilat 35 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte deri në 182 km/h në rrugën interurbane Fier-Vlorë, dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit./K.C/dritare.net