Shkodra vezullon nga dritat, Rama: Dhe thonë pastaj ç’rëndësi ka vota!
E Premte 1 Dhjetor 2023, 22:10
Dritare.net
Kryeqendra e veriut është gati për festat e fundvitit, ndërsa nën prezencën e dhjetëra shkodranëve, kryetari i Bashkisë Benet Beci ka ndezur dritat e festës.
Pamjet magjike janë shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan “sa lezet ka Shkodra”.
”Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”– shkruan kryeministri krahas pamjeve të publikuara në rrjet.