Shkodra zbardhet nga bòrà, pas dy vjetësh!
Sunday 17 January 2021, 22:10
Dritare.net

Qyteti i Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flokët e parë të bòrés, pas dy viteve mungesë. Prej disa ditësh, qytete të ndryshme të vendit janë zbardhur nga bòra, ndërkohë që edhe temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme. Shkodra u përfshi nga përmbytjet, vetëm një javë më parë, ndërsa sinoptikanët kanë njoftuar për një rikthim të rreshjeve të shiut në ditët në vazhdim./M.M-dritare.net