Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkon në 8 numri i urdhër-arresteve nga SPAK për inceneratorin e Tiranës! Ja emrat!

Shkon në 8 numri i urdhër-arresteve nga SPAK për inceneratorin

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot edhe 8 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar për: Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, gazetarin Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja dhe për 3 shtetas të huaj. Asnjë prej këtyre urdhër-arresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente, pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.

Prokurori i çështjes është Dritan Prenci, ndërsa gjyqtarja është Irena Gjoka.

Dosja

Në dhjetor 2023 u firmosën 15 urdhër-arrestet e para nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ndërkohë në gusht të 2023 u sekuestrua nga SPAK, Inceneratori i Tiranës.

Në maj të 2024, gjatë raportimeve në Komisionin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se hetimet për inceneratorin vijonin dhe se prej nga muaji gusht 2023 kur është sekuestruar çdo para shkon në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara./shqiptarja