Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqyrtohet në KQZ kërkesa Berisha-Meta për koalicion!

Shqyrtohet në KQZ kërkesa Berisha-Meta për koalicion!

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po shqyrtohet kërkesa e Partisë së Lirisë së Ilir Metës me 2 parti të tjera, ku në marrëveshje kanë futur edhe emrin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën. Përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa ka kërkuar të merren masa ndaj këtyre personave që e kanë sjellë këtë kërkesë.

"Ju konfirmoj që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Janë përdorur logo, emri dhe karakteristikat e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe mashtrim të zgjedhësve. Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion. Nuk është kush është ky person që e ka bërë këtë kërkesë. Komisioneri të marrë masa dhe të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të vendosur në vend drejtësinë. Kjo kërkesë duhet rrëzuar”, tha Sefa./M.T/dritare.net