Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festa. Tema që zgjodhi Zonja e Parë për këtë vit!
E Mërkurë 1 Dhjetor 2021, 10:10
Dritare.net
Shtëpia e Bardhë është zbuluar për festat e fundvitit. Zonja e Parë e SHBA Jill Biden, zbuloi ambientet e brendshme të shtëpisë. Tema për festat e 2021 është Dhurata nga Zemra.
Zonja Biden u frymëzua nga njerëzit që takoi gjatë fushatës për bashkëshortin e saj si dhe nga punonjësit e shëndetësisë që janë në vijë të parë të luftës me Covid-19.
Shtëpia e Bardhë u shndërrua në një vend të çudirave dimërore me 6000 fjongo dhe më shumë se 10000 zbukurime.
Dekorimet u bënë të mundura me ndihmën e mbi 100 vullnetarëve./L.F-dritare.net