Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sociologu Gëzim Tushi: Pjesa më e madhe e shqiptarëve vriten nga familja!

Sociologu Gëzim Tushi: Pjesa më e madhe e shqiptarëve vriten nga

Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tha se pjesa më e madhe e shqiptarëve vriten dhe vetëvriten në familje dhe nga familja. Sipas zotit Tushi, kjo tregon që ne vazhdojmë të kemi në përdorim mekanizmin e vjetër të zgjidhjes së konflikteve që kemi me njëri-tjetrin, përmes dhunës.

“Pjesa më e madhe e shqiptarëve vriten dhe vetëvriten në familje dhe nga familja. Shumë më pak janë ata që vetëvriten në ambientet publike apo arsye të tjera. Kjo tregon që ne vazhdojmë të kemi në përdorim mekanizmin e vjetër të zgjidhjes së konflikteve që kemi me njëri-tjetrin dhe ky është një problem i madh, metafizik, instrumental, psikologjik i gjithanshëm. Edhe në vende të tjera kanë konflikte në familje, shoqëri, kanë dhunë. Por çështja është që ata i zgjidhin nëpërmjet instrumenteve humane, të cilat i kultivojnë që në fëmijëri, në kopsht, shkollë, në mënyrë që mos shkojnë deri në përplasje, në përdorimin e forcës. E keqja është që në shoqërinë shqiptare kjo filozofi në këto tre dekada është e lidhur me faktin që në shoqërinë tonë është krijuar ideja që duhet të jesh i fortë me patjetër se ndryshe je i dështuar. Nga ideja i të qenit të fortë, të qenit i suksesshëm përmes forcës po kultivohet në shkolla, në familje, kudo. Ky është një shqetësim i madh dhe shoqëria shqiptare vazhdon të përkeqësohet në ketë tregues. Vetëvriten rreth 870 mijë veta në botë, për arsye të ndryshme. Niveli i vetëvrasjeve është i lartë, janë për arsye psikologjike, sociale, por kjo ka krijuar disa probleme të tjera në jetën shoqërore, sepse tani shoqëria është bërë shoqëri e shpejtësive të mëdha.”, thotë sociologu në DritareTV./K.C/dritare.net