Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot heshtje zgjedhore në Kukës!

Sot heshtje zgjedhore në Kukës!

Ditën e nesërme më 24 shtator do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në Kukës, pas videoskandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

Kjo pasi Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma Kaçi në ambientet e zyrës së bashkisë. Prej 24 qershorit 2023 ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

Ndërsa ditën e nesërme qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, ndërsa kjo e shtunë shënon heshtjen zgjedhore.

Pritet që rreth 45 mijë e 946 qytetarë të votojnë, në 74 qendra votimi. Ndërsa në fletën e votimit janë renditur dy kandidatët në garë, nga PD Albert Halilaj dhe nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata. Kujtojmë se PD nuk doli me asnjë kandidat për këto zgjedhje./M.K-dritare.net