Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot Kuvend/ Çfarë kërkon me urgjencë Partia Demokratike!

Sot Kuvend/ Çfarë kërkon me urgjencë Partia Demokratike!

Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 10:00 seancën e radhës plenare, ndërsa priten tensione dhe debate.

Në rend të ditës është parashikuar kërkesa e paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, jashtë shkollës “Fan Noli”, më 18 nëntor.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57/2015”.

Në rend të ditës është edhe projektligji “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

Gjithashtu Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera”.

Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.90/2021, “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare, sh.a.”

Në rend të ditës është edhe projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit” si dhe projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë./ E.P-dritare.net

Sot Kuvend/ Çfarë kërkon me urgjencë Partia Demokratike!