Sot vendimi për Belerin. Mbështetës dhe gazetarë grekë mblidhen para SPAK!
E Martë 5 Mars 2024, 12:12
Dritare.net
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar merr sot vendimin për Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.
Familjarë dhe mbështetës të Belerit janë mbledhur para SPAK, para marrjes së vendimit.
Gjithashtu në institucionin e drejtësisë shqiptare ka edhe prezencë të gazetarëve grekë të cilët raportojnë për rastin./L.F-dritare.net