Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spahiu: Pse Amerika është pozicionuar krah Shqipërisë, në konfliktin Tiranë-Athinë!

Spahiu: Pse Amerika është pozicionuar krah Shqipërisë,

Kreshnik Spahiu i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tha se Amerika është pozicionuar qartë krah Shqipërisë në konfliktin Tiranë-Athinë, jo për Fredi Belerin, por për një arsye tjetër më madhore.

“Qasja e amerikanëve në konfliktin Tiranë-Athinë, është qartazi kundër Athinës. Scholz, Blinken apo Macron nuk pozicionohen krah Athinës për 50 mijë lekëshin e Belerit, por për fenomenin që duan ta ndalin. Në informacionet e tyre ekziston frika që Athina mund të shndërrohet në një ndikim shumë të fortë helen, në një Zajednicë të jugut të Shqipërisë. Pra mund të kërkohet bashkimi i tre bashkive të minoritetit, Himarë Dropull dhe Finiqit dhe të kërkohet një lloj asociacioni njësoj si komunat serbe në veri të Kosovës. Ata duan ta parandalojnë këtë.

Zona e vetme ku oligarkët rus dhe antiamerikanë nuk kanë investuar në Ballkan është zona e Shqipërisë. 90% e inteligjencës ruse ka hyrë në Mesdhe nëpërmjet investimeve në turizëm. Nëpërmjet bizneseve që ata kanë krijuar. Oligarkët dhe investimet kanë qene ura lidhëse përmes të cilëve kanë depërtuar shërbimet ruse.

Kjo është ajo që do të parandalojë Amerika. Është shumë e kujdesshme Amerika kur vjen puna te investimet ruse dhe kineze në Ballkan dhe në gjithë Mesdheun. Sepse kjo është mënyra për ta mbajtur larg ndikimin rus dhe kinez. Për të futur në lojë Belerin në këtë rast ishte Berisha. Kështu që amerikanët nuk ia harrojnë kollaj Berishës. Ta kemi parasysh edhe këtu kur përmendim shpalljen non-grata të tij. ”, u shpreh Spahia në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV./L.F-dritare.net