
Spaho-Ramës: Je hienë që ha vetëm një gjë!
Dritare.net
Teksa marrëveshja për Portin e Durrësit u kthye në temën e diskutimit dhe debateve edhe në seancën e sotme parlamentare, deputeti demokrat Edmond Spaho iu përgjigj kryeministrit, për gjuhën e përdorur nga Rama ndaj deputetëve të opozitës.
Ai iu referua fjalës së kryeministrit, ku quajti anëtarët e opozitës “gomarica që vijnë vërdallë.”
Spaho u shpreh i revoltuar, ndërsa iu drejtua Nikollës, duke theksuar se kjo e fundit duhet të kishte ndërhyrë kur Rama përdori fjalë ofenduese ndaj opozitës.
“Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomarë, të paudhë, gjel deti, sharlatanë, lopë. I referohej Nolit dhe Konicës për gjithë këto epitete. Unë do t’i referohem një kënge “The man gave names to all animals” dhe tregon se si njeriu kur zbriti nga pema filloi t’i thoshte, i dha emrin derr dertit sepse prodhonte mish, i dha emrin lopë kafshës tjetër sepse jepte qumësht. Gjithmonë kam vrarë mendjen kur kam dëgjuar sharjet e kryeministrit. Sikur Rama të kishte jetuar në atë kohë, çfarë emri do i vinim? Gjel deti nuk ia vëmë dot se në Surrel nuk ka det, gjel fushe prapë s’ia vëmë se Surreli është zonë kodrinore-malore, luan, tigër, leopard nuk ia vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Çfarë mund t’i themi? Hienë t’i themi për shembull, sepse hiena ha vetëm mish, kurse ky ha vetëm një gjë”, - është shprehur Spaho në Kuvend./dritare.net

















