SPAK-un apo Berishën? Ke besojnë shqiptarët!
Dritare.net
Dritare TV ka pyetur qytetarët lidhur me kërcënimin e Sali Berishës ndaj SPAK nëse ai fiton zgjedhjet e 2025.
Një pjesë e qytetarëve shprehën mendimin se Berisha nuk mund të fitojë zgjedhjet, duke përmendur veprimet e tij të kaluara dhe duke argumentuar se ai nuk mund ta marrë pushtetin pas gjithçkaje që ka ndodhur që nga vitit 1997.
Për shumë qytetarë, SPAK-u ka fituar besimin e tyre ndërsa kanë shprehur edhe besimin në punën e Altin Dumanit.
“Në asnjë mënyrë nuk ka për ti fituar zgjedhjet. Nuk mund ta marrë ai pushtetin me ato që ka bërë. Duke përmendur të gjitha nga fillimi i vitit 1997 dhe shumë të tjera.”- shprehet një qytetar
“Berisha është “kartë e djegur”, dhe SPAK nuk shkrihet vetëm po i deshi vetë.”
“Peshku në det, tigani në zjarr, edhe Sali Berisha peshkun e ka në det, nga na tjetër vendos tiganin në zjarr. Ai sheh ëndrra me sy hapur. Ne i besojmë SPAK-ut,”
“Altin Dumani po bën punë të mirë, i besoj SPAK-ut, ka seriozitet.”- u shprehën disa qytetarë për DritareTv