Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë pas tërmetit shkatërrimtar!

Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë pas tërmetit

Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.1 ballë. Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe të paktën 1500 janë plagosur. Numra të panjohur janë varrosur në rrënojat e shtëpive të rrënuara, shpesh të ndërtuara nga balta.

Provinca juglindore Paktika është goditur më së shumti dhe OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim emergjent dhe ndihmë ushqimore. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e burimeve.

Të mbijetuarit dhe shpëtuesit i kanë thënë BBC-së për fshatrat e shkatërruar plotësisht pranë epiqendrës së tërmetit, për rrugët e rrënuara dhe kullat e telefonave celularë dhe për frikën e tyre se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talebanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Tërmeti goditi rreth 44 km nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi. Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve, tha se qeveria ishte "e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme". Agjencitë e ndihmës, vendet fqinje dhe fuqitë botërore po ndihmonin, tha ai, por shtoi: "Ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada."

Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres tha se agjencia ishte "mobilizuar plotësisht" për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së./BBC/M.T/dritare.net