Të gjitha forcat bashkë për Reformën në Drejtësi/ Rama i përgjigjet Gonzatos
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet ambasadorit të delegacionit të BE-së që tha se të gjitha forcat të bëhen bashkë për Reformën në Drejtësi, gjatë takimit të mbajtur për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni. Rama i thotë se është e pamundur që të jenë në një mendje të gjitha forcat politike.
“Mos keni merak, çfarë nuk të vret të forcon. Duke vazhdar me të tjerët që PS, forca që qeveris vendin që nga 2-13 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi. Pa bindjen absolute dhe vullnetin e hekurt të PS, jo Amerika, jo Europa, po të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë nuk do e kishin bërë dot të mundur reformën në drejtësi. E thënë kjo, pa mbështetjen e tyre, kjo do ishte e pamundur. E përsëris, ne nuk kemi kohë për të humbur, apo pritur ata që kanë një agjendë tjetër dhe që nuk u intereson anëtarësimi në BE sepse duan ta bëjnë vetë.
Duke u kthyer tek koha dhe qëllimi i këtij komisioni, s’ka asnjë fjalë për drejtësinë dhe pushtetin gjyqësor. Po ju them që Shqipëria të anëtarësohet në BE duhet të perfomojë në të njëjtë shpejtësi, efikasitet 157 institucione të vendit. 32 prej të cilave në këtë proces të negociatave që ka të bëjë me kapitullin e Themeloreve s’kanë asnjë varësi nga qeveria. Qeveria s’mund t’ju thotë çfarë të bëjnë. Ne tryezën e negociatave, BE nuk negocion me qeverinë, por me Shqipërinë. Në këto masa, reforma në drejtësi, paprekshmërinë e saj e garanton PS, që është forca e shumicës qeverisëse. E kuptoj Silvion kur thotë ‘të gjitha forcat’, por kemi pamundësi për të pasur një mëndje për reformën drejtësi.", tha Rama./K.C/dritare.net